Njoftim- Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

Komuna e Mitrovicës përmes Drejtorisë  për Bujqësi dhe Zhvillim Rural si dhe bazuar në Planin e  Punës për  vitin 2016 ka marr vendim për mbështetjen e sektorit të lavërtarisë duke i subvencionuar fermerët me farë gruri dhe pleh artificial.

Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të gjithë fermerët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si:

  • Të jetë banorë i Komunës së Mitrovicës;

  • Të ketë përvojë në sektorin e lavërtarisë;

  • Të posedojnë sipërfaqe të mjaftueshme të tokës;

  • Të ka të planifikuar mbjelljen e së paku 0.5 ha e më tepër me grurë;

  • Përfituesit duhet të janë të gatshëm për participim me 20% të vlerës së përfituar;

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Kërkesën e plotësuar për aplikim

  • Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës

  • Lista poseduese e tokës (në qoftë se merret toka me qira, duhet të ketë kontratë së paku 1 vjeçare)

  • Vërtetimin e tatimit në pronë

Vëmendje:

Marrja e aplikacioneve si dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në zyrën pritëse, Komuna e Mitrovicës në  Nr.10, prej datës 13.09.2016 deri 26.09.2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …