Ju rikujtojmë të përcjellni konferencën e përbashkët për media nga të gjitha Institucionet nënshkruese të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor në lidhje me përgatitjen e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, SOT me datën 12 shkurt 2021, nga ora 10:00 në “Hotel Sirius”, Prishtinë.
Pjesë e panelit në këtë konferncë do të jenë përfaqësuesit e institucioneve në vijim: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Policia e Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).
PANELI:
Valdete Daka, Komisioni Qendror Zgjedhor
Laura Pula, Prokuri i Shtetit
Fatime Dermaku, Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Arbnesh Ajvazi, Policia e Kosovës
Shukri Sylejmani, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Luan Latifi, Komisioni i pavarur i Mediave
Florent Spahija, Demokracia ne Veprim