NJOFTIM LIDHUR ME RRËSHQITJET E MUNDËSHME NË RRUGËN N 2, KAÇANIK – HANI I ELEZIT

Për të gjithë ju pjesëmarrës në komunikacionin rrugor, që frekuentoni rrugën N 2, Kaçanik – Hani i Elezit, ju bëjmë më dije se një pjesë e kësaj rruge, rreth 200 metra përbën rrezik për rrëshqitje dhe erodime të dheut e të gurëve. Andaj ju lusim për vëmendjen Tuaj dhe për kujdes të shtuar, nëse patjetër e zgjedhni të qarkulloni në këtë aks rrugor. Ne si Ministri e Infrastrukturës, që nga nesër do të marrim masat e nevojshme për rregullim të atij rreziku, por deri në sigurimin e plotë të këtij aksi, ju bëjmë thirrje që të zgjedhni rrugë alternative, siç është rruga për në pikën kufitare “Gllobiçicë”, e cila e lidhë Prizrenin me Tetovën. Ne si Ministri, krahas punëve që po kryhen në Autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila pritet të përfundojë në fund të nëntorit të këtij viti, po bëjmë çdo gjë që është në mundësitë tona për të siguruar qarkullim pa probleme edhe në rrugët ekzistuese. Situatën që e kemi trashëguar kërkon ndërhyrje emergjente në shumë segmente, njëra nga këto është edhe segmenti, Kaçanik – Hani i Elezit, rruga ekzistuese Nacionale N 2. Si zakonisht, jemi në dispozicion për çfarëdo situate që lëvizja e lirë e mallrave dhe e qytetarëve të mos ketë pengesa thuhet në komunikatën e Ministrisë  së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …