Njoftim mbi anulimin e të gjitha aktiviteteve përkujtimore të dëshmorëve e martirëve në Komunën e Skenderajt

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar udhëheqësit e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, me të cilët është dakorduar për anulimin e të gjitha aktiviteteve përkujtimore të dëshmorëve e martirëve në Komunën e Skenderajt, me qëllim të parandalimit të infektimit me virusin COVID-19. Kryetari Jashari, bëri të ditur se në këtë takim po ashtu janë dakorduar rreth organizimit të Akademisë Përkujtimore në Ditën e Çlirimit të Komunës së Skenderajt. “Me udhëheqësit e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së u dakorduam po ashtu që në Ditën e Çlirimit të komunës sonë, me 18 qershor të organizojmë Akademinë Përkujtimore, në kujtim e nderim të të gjithë dëshmorëve e martirëve të komunës sonë”, tha Kryetari Jashari. Kryetari Jashari apelon qytetarët e komunës që të evitojnë tubimet e ndryshme, pasi që në këtë mënyrë mund të rrezikojmë shëndetin e shoqërisë sonë.

Në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve!

Pa frikë e panik por me kujdes të shtuar, jemi bashkë dhe do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori Pira viziton disa bujqë vitias

Bujqit vitias kanë filluar me intensitet të lartë mbjelljet pranverore, falë kushteve të mira klimatike …