Pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu ka reaguar menjëher duke kërkuar nga kompania Hidrodrini që të intervenoj në rregullimin e problemit. Por edhe pse ka pasur një intervenim ende nuk është rregulluar defekti dhe nuk ka furnizim të qytetarëve me ujë të pijshëm. Komuna e Junikut kërkon nga kompania Hidrodrini të evitoj problemin sa më shpejtë që të jetë e mundur që qytetarët e komunës të kenë furnizim të ujit pandërprerë.