Njoftim nga DBPZHR në Rahovecit, për anulimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara për organizimin e Festivalit-Hardh Fest-Onlin Edicioni 2020

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit, njofton të gjithë qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, janë anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara që organizohen për mbajtjen e Festivalit-Hardh Fest-Onlin Edicioni 2020. Është bërë anulimi i thirrjes publike të datës 01/09/2020 për të gjitha OJQ-të, të regjistruara në Republikën e Kosovës që veprojnë brenda territorit të Komunës së Rahovecit, si dhe  aktivitetet tjera të parapara të mbahen online. Anulimi i aktiviteteve për organizimin e festës së vjeljes së rrushit, është bërë në koordinim të plotë me institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Policinë e Kosovës në Rahovec, kryetarin e komunës së Rahovecit Smajl Latifi, si dhe OJQ-të të cilat është planifikuar të mbështesin organizimin e kësaj feste.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …