Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Komunale të thirrur nga Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi edhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural mbajti mbledhje me stafin e drejtorisë, ku u vendos që: Nga data 13.03.2020 (e Premte) Drejtoria e Bujqësisë do të punojë me staf të reduktuar. Po ashtu kjo Drejtori njofton fermerët se puna do të vazhdojë dhe shërbimet do të ofrohen pa asnjë pengesë. Këto masa parandaluese janë ndërmarrë në mënyrë që mos të krijohet ndonjë rast i cili do të rrezikonte fermerët dhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë nga virusi COVID-19.