Njoftim nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Rahovec

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, njofton të gjithë fermerët se si shkak i reshjeve të fundit të borës, janë vështirësuar edhe punët të cilat janë duke u zhvilluar në shumë ambiente të mbrojtura. Inkurajojmë fermerët që të kenë parasysh që ti pastrojnë serrat nga bora për të sanuar dëmtimin e mundshëm nga këto rreshje. Po ashtu duhen të kenë parasysh që të marrin edhe masa mbrojtëse për ti mbrojtur prodhimet në të cilat gjenden në këto ambiente. Sistemi i përdorimit të Agrofolis (e cila ngrit temperaturën nga 3-5 gradë) do mundësonte mbrojtjen e prodhimeve nga ngricat e mundshme, të cilat mund ti dëmtonte tej mase.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …