Njoftim nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit për fillimin e punës në muze, galeri dhe biblioteke

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik Kombëtar, janë paraparë hapat e kthimit të normalitetit për veprimtarinë e institucioneve dhe veprimtarive të tjera lokale. Në bazë të udhëzimeve në fuqi, në fazën e dytë të vlerësimit, respektivisht më 18 maj 2020, është paraparë hapja e Muzeut, Shtëpisë së Kulturës përkatësisht (Galerisë së arteve) si dhe Bibliotekave (regjistrimi, marrja dhe kthimi i librave, ndërsa salla e leximit në biblioteka nuk do të shfrytëzohet për lexim, deri në vendimin e ardhshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës). Veprimtaritë në fjalë do të vazhdojnë punën e tyre, gjithmonë duke i zbatuar udhëzimet standarde të punës, sipas rregullave të përcaktuara në protokollin epidemiologjik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ku DKRS-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e stafit, qytetarëve, nxënësve dhe studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …