Njoftim nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Rahovecit

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, reshjet lokale të shiut të cilat kanë filluar mbrëmë (05.10.2020) të përcjellura me shkarkime rrufesh pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar edhe sot (06.10.2020), pritet të ketë reshje të shiut në sasi më të mëdha sesa normalja nga ku edhe mundë të ketë vërshime apo përmbytje, sipas paralajmërimeve zyrtare këto reshje pritet të e përfshijnë me intensitet më të madh rajonin e Prizrenit gjë që gjeografikisht e përfshinë edhe komunën e Rahovecit. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Hasan Përboqi, këtë shqetësim e ka trajtuar me seriozitet të plotë dhe menjëherë sot në mëngjes janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, ekipi i shpëtimit dhe emergjencës dhe njësitë tjera emergjente të komunës janë mobilizuar dhe  do të jenë aktive gjatë gjithë kohës si dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve që kanë nevojë, po ashtu edhe kompanitë për intervenime emergjente që janë të kontraktuara nga komuna janë njoftuar që të jetë në gjendje gatishmërie dhe të i rrisin kapacitetet intervenuese të tyre në rast të nevojës për intervenim. Kërkohet nga qytetarët që të marrin masat më herët dhe të jenë të gatshëm për çfarëdo përballje me vërshimet dhe përmbytjet e mundshme. Numri kontaktues emergjent: 029-277-555 /Numri Fiks i njësisë së zjarrfikjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …