Njoftim nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Hanit të Elezit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Hani të Elezit se më datë 04.05.2020 do të vazhdohet me shërbime të vaksinimit me kapacitet të plotë, ku do të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 2-18 muaj sipas kalendarit të vaksinimit. Derisa shërbimet e imunizimit vazhdojnë me kapacitet të plotë, vëmendje të veçantë do ti kushtohet masave të parandalimit të infeksionit për të shmangur transmetimin e virusit COVID-19 gjatë ofrimit të shërbimeve të imunizimit të cilat përfshinë:

  • Shmangien e grumbullimit gjatë pritjes të personave të cilët do të marrin shërbime të imunizimit.

  • Shoqëruesi (të merr pjesë vetëm një shoqërues) gjatë imunizimit për masat ndaj COVID-19, përfshirë përdorimin e higjienës gjatë frymëmarrjes dhe rëndësinë e distancimit social (mbajtja e një distance prej të paktën 1 metër nga të tjerët).

  • Aty ku është e mundshme të kontaktohet motra e vaksinimit për të caktuar termine me qëllim shmangies së turmës.

Me qenë se vaksinimi i fëmijëve shkollor përkohësisht është i pamundur në shkolla, do të vazhdohet me vaksinimin e tyre kur fëmijët të kthehen në shkollë ose do të organizohet fushatë e vaksinimit të fëmijëve shkollor të mbetur pa u vaksinuar gjatë vitit shkollor 2019/20. Për procedurat para vaksinimit do të njoftoheni në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” nga përgjegjësja e Vaksinimit -Selvete Kiki.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …