leoni

Njoftim nga Komuna e Deçanit për vaksinimin kundër Gripit sezonal

Komuna e Deçanit njofton se të hënën (30.09.2024) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, sektori i vaksinimit do të filloj aplikimin e vaksinave kundër Gripit Sezonal dhe qytetarët mund të paraqiten në këto qendra:

1. QKMF DEÇAN: (Deçani, Carrabregu i Ulët, Carrabregu i Epërm, Hulaj, Lluka e Eperme, Lluka e Poshtme, Belle, Drenoc, Rastovicë, Pozhar, Gramaqel, Baballoq, Lagjja e Baballoqit, Kodrali, Beleg, Lumbardh, Sllup, Lloqan, Voksh, Pobergjë, Maznik, Dashinoc, Prilep).

2. QMF IRZNIQ: (Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Dubravë, Ratish, Prokolluk).

3. QMF ISNIQ: ( Isniq, Dubovik, Vranoc i Vogël, Lebushë, Prapaqan, Papiq, Broliq).

4. QMF STRELLC: ( Strellc i Epërm, Strellc i Ulët).

Vaksinimi kundër gripit sezonal kryhet nga ora 07:00 deri në ora 15:00.

Për t’u vaksinuar duhet patjetër një dokument identifikimi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi Iniciues për Themelimin e Këshillit Publiko-Privat në Viti për nxitjen e investimeve Lokale

Në Viti u mbajt sot takimi iniciues për themelimin e Këshillit Publiko-Privat, një iniciativë që …