leoni

Njoftim nga Komuna e Ferizajt

Komuna e Ferizajt njoftojnë se më datë 07 dhe 08 Korrik 2021 duke filluar nga ora 8:00 do të bëhet mbyllja e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “Ramadan Rexhepi” konkretisht segmenti rrugor nga rreth – rrotullimi te Qendra e Inovacionit e deri te kryqëzimi i kësaj rruge me rrugën “Uran Tinova”, me përjashtim lëvizja lejohet vetëm për mjetet e ndihmës së shpejtë (mjetet e emergjencës / ambulancës). Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike duke filluar nga ora 8:00 të datës 07 dhe 08 Korrik 2021 mundë të shfrytëzohen rruga urbane “Dëshmorët e Kombit” dhe “Madeleine Albright”, kurse hyrja në rrugën “Uran Tinova” dhe “Bifurkacioni” mund të bëhet nëpërmjet rreth-rrotullimit i cili lidhet me projektin “Bashkimi i Qytetit”. Arsyeja e kësaj ndërprerje të përkohshme e qarkullimit në trafik në këtë segment rrugor do të bëhet sepse operatori ekonomik “Rahovica Company” i kontraktuar nga Komuna e Ferizajt, është duke i zhvilluar punimet në rregullimin e rreth-rrotullimit që lidhë rrugët urbane “Ramadan Rexhepi”, “Uran Tinova” dhe “Biurkacioni”. Kërkohet nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe ti shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Ferizajt kërkohet që në këtë ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …