leoni

Njoftim nga komuna e Ferizajt

Ditëve të fundit, në disa nga shkollat e mesme të Komunës së Ferizajt, janë pranuar informacione se kanë filluar organizime për ahengje të njohura gjerësisht si parambrëmje e maturës, andaj Komuna e Ferizajt, përmes këtij njoftimi, njofton drejtuesit e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit e veçanërisht prindërit, që organizimet e këtilla nuk janë organizime institucionale, të organizuara nga shkolla, porse janë organizime private të grupeve përkatëse të nxënësve.

Përkitazi me këtë, duke mos qenë organizim shkollor, njoftohen prindërit se përgjegjësia për pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në këto organizime është përgjegjësi e tyre, e për këto informacione, Drejtoria e Arsimit, ka vënë në dijeni edhe Policinë e Kosovës në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …