Me rastin e 16 Prillit – Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Shoqatën e Familjarëve të Personave të Zhdukur “Yjet e Zemrave” – Ferizaj, organizon Mbledhje përkujtimore si dhe homazhe tek obelisku kushtuar të pagjeturve në Komunën e Ferizajt sipas agjendës si vijon:
11:00 – Mbledhje përkujtimore – Salla e Kuvendit të Komunës së Ferizajt
12:00 – Homazhe tek Obelisku kushtuar të pagjeturve në Komunën e Ferizajt.