Në kuadër të përgatitjeve për vaksinimin e popullatës me vaksinën kundër Covid-19, komuna e Hanit të Elezit i fton qytetarët e sajë të moshës mbi 65 vjeç që prej nesër (17.03.2021) të lajmërohen për evidencë pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Regjistrimi bëhet çdo ditë pune nga ora 07 deri në 15, gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe përmes telefonit në numrat pa pagesë: 0800-15-550 dhe 194.