Njoftim nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi për organizimin e diskutimeve publike me qytetarë të Komunës së Rahovecit

Në bazë të nenit 68, të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr.03/L-040, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon; diskutimet publike me qytetarë të Komunës së Rahovecit që do të fillojnë nga data 03.04.2019 deri me 07.05.2019. Tema e takimit: Diskutim me qytetarët e Komunës së Rahovecit për projektet e vitit 2019 si dhe projektet e vitit 2020. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përdor mekanizmat e këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të tyre, në diskutimet, vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të qytetarëve. Duke qenë pjesë e këtij diskutimi, ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre!

Diskutimet publike do të mbahen në secilin lokalitet të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …