Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, thotë se, Sapo u njoftuam nga IKSHP se nga 4 mostrat e marra në komunën e Rahovecit, 1 rast ka rezultuar pozitiv me COVID 19, e që është nga qyteti, rast i kontaktit familjar.
Mos keni frikë, sepse situata është nën kontroll nga Shtabi i Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit!
Ju lutem shumë që t’i respektoni udhëzimet e profesionistëve shëndetësor. Vetëm në këtë mënyrë e parandalojmë përhapjen e virusit.