Njoftim nga Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik

Të nderuar qytetarë të Komunës së Kaçanikut

Kohëve të fundit kemi paraqitjen e rasteve me sëmundjen e fruthit në Republikën e Kosovës, gjë për të cilën jeni informuar përmes mjeteve të informimit, ndërsa kjo ka ardhur si pasojë e mosvaksinimit të fëmijëve. Prandaj kërkojmë nga ju qytetarë, që të shikoni kartelën e vaksinimit të fëmijëve tuaj dhe të verifikoni se a janë vaksinuar fëmijët tuaj me rregull dhe konkretisht a janë vaksinuar kundër fruthit. Vaksina kundër fruthit merret në moshën 1 vjeçare dhe rivaksinimi bëhet në moshën parashkollore. Të gjithë ata prindër që nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre prej moshës 1 vjeç deri 14 vjeç, duhet ti sjellin fëmijët për vaksinim në katin e dytë të QKMF-së në Kaçanik te njësia e Vaksinimit. Ekipet tona të vaksinimit dhe stafi mjekësor janë në krye të detyrës dhe gjendja është nën kontroll!

Më mirë është të parandalohet një sëmundje, sesa të shërohet. Qytetarë të nderuar vaksinoni fëmijët tuaj! Thuhet në njoftimin e Drejtorit të QKMF-së në Kaçanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …