Njoftohen banorët e fshatit Hoçë e Madhe dhe Rinia e komunës së Rahovecit se me 14/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatit Hoçë e Madhe, do të mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe me 14/07/2021 në ora 16:00. Dëgjimi publik me Rininë e komunës së Rahovecit, do të mbahet në objektin e Qendrës Rinore “SHL-Kosova”, në qytetin e Rahovecit me 14/07/2021 në ora 17:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë vegëz: