Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm dhe Xërxe

Njoftohen banorët e fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Pataqan i Epërm dhe Xërxe të komunës së Rahovecit se me 08/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm do të mbahet në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Liria” në fshatin Fortesë me 08.07.2021 në ora 19:00.

Dëgjimi publik me banorët të fshatit Xërxe do të mbahet në objektin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Xërxe me 08.07.2021 në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …