Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të fshatrave Malësi e Vogël, Gexhë, Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin

Për banorët e fshatrave Malësi e Vogël, Gexhë, Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin për organizimin e dëgjimit publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Njoftohen banorët e fshatrave Malësi e Vogël, Gexhë, Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin se me 06/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë, do të mbahet në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël me 06/07/2021 në ora 19:00. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin, do të mbahet në objektin e Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc  me 06/07/2021 në ora 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …