Njoftohen banorët e fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme të komunës së Rahovecit se me 12/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët të fshatrave Opterushë, Zoqisht, Retijë dhe Retijë e Poshtme, do të mbahet në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë me 12/07/2021 në ora 19:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Qarkorja-2022-02-SHQ.pdf