Njoftim për dëgjim publik për buxhetin e vitit 2022 dhe KAB-in 2022-2024 me banor të lagjeve I, II, III, IV dhe V të qytetit të Rahovecit

Njoftohen banorët e lagjeve I, II, III, IV dhe V të qytetit të Rahovecit se me 15/07/2021, do të mbahet dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2022 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Rahovecit për vitet 2022-2024. Dëgjimi publik me banorët e lagjeve I, II, III, IV dhe V në qytetin e Rahovecit, do të mbahet në objektin e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në qytetin e Rahovecit me 15/07/2021 në ora 19:00. Kornizën Afatmesme Buxhetore të përgatitur nga drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit mund ta gjeni në këtë vegëz:

 https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2021/06/Qarkorja-2022-02-SHQ.pdf

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund ti dërgoni në këto emaila: [email protected][email protected] dhe [email protected] .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …