Të gjithë fermerët e dëmtuar si pasojë e vërshimeve duke u bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë janë të obliguar që të paraqiten në Administratën e Komunës së Rahovecit për të bërë kërkesë për vlerësim. Dokumentet që nevojiten sipas kërkesës së MBPZHR-së janë:
– Kërkesa (merret në sportel të administratës komunale)
– Kopja e Letërnjoftimit
– Konfirmimi i llogarisë bankare
Po ashtu ju njoftojmë se me propozim të Kryetarit Smajl Latifi për lirim nga taksa, anëtarët e Kuvendit Komunal kanë votuar në mënyrë unanime duke nxjerrë vendim që bujqit e dëmtuar të lirohen nga taksa prej 10€. Afati i fundit për paraqitje të kërkesës është deri më: 14 tetor 2022.