NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK: Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028

NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK: Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028

 

Komuna e Prizrenit fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët, dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të Projekt dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028.

Shqyrtimi publik Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028 do të zhvillohet nga data 23 dhjetor 2020 deri më 28 janar 2021, çdo ditë pune nga ora 13:30 deri ne orën 15:30, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit në Katin I-rë dhe në në ueb faqen zyrtare te Komunës së Prizrenit  https://kk.rks-gov.net/prizren/urbanizem/hartat-zonale/

Kundërshtimet, komentet apo sugjerimet ne Projekt dokumentin – Harta Zonale e Komunës së Prizrenit 2020-2028 mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik deri më 28 janar 2021 dhe i adresohen Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërtesa e komunës, kati I-rë, ose në emailin zyrtar: beni.kizolli@rks-gov.net.

Materiali në kopje fizike dhe sqarimet nga stafi do të zhvillohen në Ndërtesën e Komunës së Prizrenit, në katin e I-rë, ndërsa kundërshtimet, komentet, sugjerimet dhe propozimet mund të shkruhen në librin e prezentuar në periudhën dhe orarin ditor të përcaktuar sipas këtij njoftimi.

Draft-dokumenti i Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit 2020-2028 ka kaluar të gjitha fazat e paraparë me ligjet në fuqi deri në fazën e shqyrtimit publik dhe paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të profesionistëve të fushave të ndryshme dhe përfaqësueseve nga sektorët relevantë të Komunës së Prizrenit dhe Qeverisë së Kosovës.

Gjatë periudhës së shqyrtimit publik, do të organizohet takime me profesionistët, grupet e interesit, përfaqësuesit e institucioneve etj.

Prezantimet publike të draft-dokumentit – Harta Zonale 2020-2028 do të mbahen sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, me aktivitet e prezantuara si në vijim:

Aktiviteti Vendi Data Ora
Hapja e Shqyrtimit Publik Shtëpia e Kulturës 23.12.2020 15:00
Takim ditor me qytetarët – Vendosja e Librit për kërkesat në hyrje të Komunës Komunë – One Stop Shop 24-28.01.2021 13:30-15:30
Takim me komunitetin e arkitekteve dhe Inxhiniereve Komunë – Salla e Kuqe 28.12.2020 15:00
Takim me përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile Komunë – Salla e Kuqe 29.12.2020 15:00
Takim me qytetarët dhe përfaqësuesit e Bashkësive lokale dhe të fshatrave Shtëpia e Kulturës 04.12.2020 15:00
Takim me përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit Komunë – Salla e Kuqe 05.01.2021 15:00
Pranimi kërkesave nëpërmjet email adresave Adresa zyrtare e Drejtorisë 23 Dhjetor – 28 Janar 2021 24h
Takim me Kompanitë publike (Hidroregjioni, Ekoregjioni, Infrakosi etj.) Komunë – Salla e Kuqe 12.01.2021 15:00
Takim me Ministritë relevante Prishtinë 13.01.2021 08:00-16:00
Takim me ekspertët e partive politike Komunë – Salla e Kuqe 18.01.2021 15:00
Takime me banorët e lagjeve të organizuar sipas kërkesave të tyre (si takim përmbyllëse) Shtëpia e Kulturës 20.01.2021 15:00

 Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, është që të pranohet dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtarë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe në Kuvendin e Komunës.

Draft-dokumenti i Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit 2020-2028 dhe Raporti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Hartës Zonale të Komunës së Prizrenit  (VSM) është i publikuar në UEB –FAQEN: https://kk.rks-gov.net/prizren/urbanizem/hartat-zonale/ si dhe është e publikuar në korridorin e Katit I-të në ndërtesën e Komunës.

Njoftimi për Shqyrtim Publik vendoset në mjetet të informimit dhe në Web –faqen e Komunës së Prizrenit.

Zyra e Informimit
Komuna e Prizrenit

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …