Me rastin e 26 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 24 Mars 1999 në Kotlinë, Këshilli Organizues, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Kaçanik dhe Komunën e Kaçanikut, organizon një Manifestim Përkujtimor.
Data: 24 mars 2025
Ora: 11:00
Vendi: Objekti shkollor i fshatit Kotlinë
Aktivitete të tjera:
Pas manifestimit, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule tek vendi i rënies dhe Kompleksi Memorial i Martirëve në fshatin Kotlinë. Pas kësaj, do të vazhdohet me homazhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve.
“Liria do të jetoj aq sa do t’i kujtojmë dëshmorët…”