Kryesuesi i Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit, Bajram Morina, ka ftuar të gjithë anëtarët e këtij komiteti për mbledhjen e katërt të rregullt e cila do të mbahet me 24 nëntor 2020, me fillim në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit. Për këtë mbledhje, kryesuesi Morina ka propozuar këtë rend dite:
-Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Raportimi i drejtorive komunale për çështjet e komuniteteve;
– Informatë nga DSHPS-ja rreth gjendjes së pandemisë Covid -19, tek komunitetet jo shumicë në komunën e Rahovecit;