Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me banorë të fshatrave: DOBIDOL, ÇIFLLAK DHE BRATOTIN             

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1, pika 1.7, të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, të datës: 29.03.2017, Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimet Publike në Komuna, kryetari i Komunës, Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Dobidol, Çifllak dhe Bratotin. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftojmë qytetarët të japin kontributin e tyre! Tema e takimeve: Kërkesat e tyre dhe ecuria e projekteve për vitin 2022. Takimet mbahen më: 26.5.2022, në:

1. Dobidol-Objekti SHFMU “Rudolf Walther”, në orën: 17:00

2. Çifllak-Objekti SHFMU “Rilindja” në orën: 18:00

3. Polluzhë-Objekti SHFMU “Asim Vokshi”, në orën: 19:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …