Njoftim për mbajtjen e takimeve publike me qytetarë me banorë të fshatrave: Pastasellë, Kaznik, Drenoc, Zatriq dhe Senoc

Në mbështetje të nenit 68, paragrafi 68.1 i Ligjit Nr.03L-40 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Pastasellë, Kaznik, Drenoc, Zatriq dhe Senoc. Duke e pasur parasysh përkushtimin për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përdor mekanizma të këshillimeve dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në takime, për vlerësimet dhe propozimet për çështje të interesit të tyre. Duke qenë pjesë e këtyre takimeve, ftohen qytetarët të japin kontributin e tyre!

Tema e takimeve: Kërkesat e tyre dhe ecuria e projekteve për vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …