Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 40 të Statutit të Komunës së Deçanit, kryesuesi i kuvendit Haki Shehaj bënë këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen Solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me rastin e 24 Marsit “Epopesë së Dukagjinit” që konsiston me 23 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 22 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe. Mbledhja do të mbahet me datë 23 Mars 2021, e marte, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje është propozua ky Rend pune:
-
Hapja e mbledhjes dhe fjala e Kryesuesit të Kuvendit,
-
Fjalimi i Kryetarit të Komunës.