Pas shtyrjes së afatit të aplikimeve për bursa për shkak të pandemisë COVID -19, Drejtoria Komunale për Arsim në komunën e Rahovecit ka vendosur që afati i aplikimit të studentëve për përfitimin e bursës komunale të mbyllet më 12 qershor, 2020.
Vendimi për këtë është marrë për arsye se tashmë administratat e fakulteteve janë në punë dhe studentët nuk do ta kenë problem nxjerrjen e dokumenteve që iu duhen për të aplikuar në konkursin për bursa.