Komuna e Rahovecit dhe OVL -Rahovec organizon Tubim Përkujtimor në nderim të dëshmorëve të kombit Visar Hoti dhe Safet Latifi,me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike.
Tubimi përkujtimor mbahet më 18 prill 2019(E enjte) ora 13:00 në mjediset e SHFMU “Katër Dëshmorët”- Ratkoc. Homazhe për të nderuar dëshmorët do të bëhen në Zatriq tek vendi i rënies me fillim në ora 11:00 duke vazhduar më pas me nderime dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Ratkoc në ora 12:30.