Njoftim për qytetarë e Ragovecit për takim me përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më 18 janar 2022, ditë (e Martë ), mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në Zyrën për të Drejtat e Njeriut,  duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 10:00. Në takim do të jetë i pranishëm edhe znj. Naile Alaj , Zëvendëse e Avokatit të Popullit. Përfaqësues të medieve lokale (tv/radio) gjatë kësaj kohe do të kenë mundësinë e intervistës me znj. Naile Alaj, Zëvendëse e Avokatit të Popullit, me qëllim të promovimit të punës së IAP-së dhe praktikën e takimeve me qytetarët nëpër komuna gjatë Ditëve të Hapura​. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit. Për informata shtesë: Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497

Website:  www.oik-rks.org

Email: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …