Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më 30 nëntor 2021, ditë (e Martë), mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në Zyrën për të Drejtat e Njeriut, duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 10:00. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit.
Për informata shtesë:
Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782
Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497