NJOFTIM PËR QYTETARËT E KOMUNËS SË JUNIKUT

Ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut, të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike falas, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të siguruar qasje efektive në drejtësi dhe nëse keni:

  • probleme nga marrëdhënia familjare,

  • jeni viktimë e dhunës në familje, në baza gjinore, seksuale etj,

  • çështje të pazgjidhura pronësore juridike,

  • probleme nga marrëdhënia e punës,

  • çështje të pazgjidhura nga marrëdhëniet e detyrimeve,

  • çështje në procedure penale (jeni viktimë, të arrestuar apo të paraburgosur),

  • çështje të tjera që duhet të zgjidhen tek organet administrative dhe gjyqësore.

Të drejtohen në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas – Klinikën Mobile Lëvizëse për Ndihmë Juridike Falas, e cila do të qëndroj në Komunën e Junikut nga dt. 02.06.2022 deri me 31.07.2022. Adresa:  Hapësira e Jashtme e Komunës së Junikut, Tel. 044 143 849 dhe 044 143 852

Telefono falas: 0800 11 777

[email protected]

MBROJ TË DREJTËN TËNDE, PA SHPENZUAR ASNJË CENT!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "JURIDIKE LEGAL AID PRAVNA PRATH NDIHMA POMOĆ * R.KOSOVE KOSONO * NDIHMA JURIDIKE PRAVNA POMOC LEGAL AID"

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga përjetësimi i dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e …