Faza e katërt e repelimit të kafshëve vazhdon të mërkurën me 19 korrik, në fshatrat Pagarushë dhe Gurishtë të komunës së Malishevës. Repelimi i kafshëve bëhet në kuadër të zbatimit të planit strategjik për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për këtë qëllim, luten të gjithë pronarët e kafshëve, që ti ndihmojnë ekipet që bëjnë repelimin dhe ti mbajnë kafshët e mbyllura, deri në përfundimin e repelimit.