Njoftim për shënimin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Brestoc dhe Krushë e Madhe

Me rastin e shënimit të  shtatëmbëdhjetë vjetorit të rënies së 5 dëshmorëve dhe 49 martirëve të fshatit Brestoc të Komunës së Rahovecit, këshilli organizativ  i fshatit, do të organizoi tubim përkujtimor.

Tubimi përkujtimorë do të mbahet tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Brestoc, me datë 25.03.2016, me fillim në ora 11:30.

Po ashtu me datë 26 mars 2016, me rastin e përvjetorit të shtatëmbëdhjetë të masakrës së Krushës së Madhe të bërë nga forcat serbe me 26 mars 1999, mbahet Tubim Përkujtimor për të gjithë të Rënët për lirinë e atdheut.

Agjenda:

Me datë 26.03.2016 e shtunë:

Ora 10:30 Tubimi Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe,

Ora 12:00 në Qendrën Rinore në Krushë të Madhe hapët ekspozita me foto nga masakra e bërë nga serbet në vitin 1999,

Ora 17:00 në Sallën e Kuqe  të Pallatit të Rinisë  në Prishtinë shfaqet  Premiera e Filmit Dokumentar “Dëshmitë e Heshtura” producent  Prof Dr. Nusret Pllana Regjisor : Luan Kryeziu.

Me datë 27.03.2016 e diel:

Ora 18:00 në Shtëpinë e Kulturës në Krushë të Madhe shfaqet filmi Dokumentar “Dëshmitë e Heshtura”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …