Komuna e Rahovecit njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara që Kuvendi i Komunës në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur më datë 22.11.2024, ka marrë vendim për shfuqizimin e rekomandimit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, respektivisht hotel “Park Plaza” në Rahovec. Pas vendimit të Kuvendit, kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës me nr. prot. 2099, të datës 24.5.2013, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës dhe aneks-kontrata me Nr. Prot. 02/150, e datës 10.2.2023, mbi kontratën bazë me Nr. Prot. 2099, të datës 24.5.2013.
Andaj, për të vendosur bashkërisht për fatin e hotel “Park Plaza”, të cilit i është shkëputur kontrata për veprim, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, organizojnë takim publik konsultativ me qytetarë.
Takimi publik konsultativ me qytetarë do të mbahet më datë: 25.2.2025 (e martë), në orën 10:30, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.
Vendimin mund ta gjeni të publikuar në kë link: https://rahovec.rks-gov.net/…/VENDIM-5301-Per…