Ju njoftojmë se takimi i parë publik i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti për vitin 2023, me qytetarë dhe grupet e interesit dhe të gjithë palët e interesuara do të mbahet me datën: 30.06.2023 (e premte ), në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, duke filluar në ora 14:00h.
Në këtë takim do të njoftoheni për:
– Punët e zhvilluara për vitin 2023 (periudha janar-qershor).
– Planifikimet për 6 mujorin e dytë.
Ky takim publik është i hapur dhe pjesëmarrësit kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje.