Takimi i parë publik me qytetarë malishevas, do të mbahet, më 22.06.2023 ora 11:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës.
Temat e diskutimit:
– Informimi i qytetarëve në lidhje me projektet e realizuara për vitin 2023, si dhe projektet që janë në proces të realizimit.
– Diskutim për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.
– Të gjithë qytetarët që kanë pyetje rreth këtij diskutimi publik, mund t’i dërgojnë në e-mailin zyrtar të komunës së Malishevës; [email protected] dhe [email protected]