Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2023. Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 26.6.2023 (e hënë), në orën 10:30, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni me punën e qeverisë komunale në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2023 dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Rahovecit. Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë. Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri më datë: 23.6.2023 në orën 16:00, në e-mailat: [email protected], [email protected], [email protected] dhe [email protected].