Njoftim për takimin e parë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2024. Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 21.6.2024 (e premte), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni me punën e qeverisë komunale në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2024 dhe zhvillimet aktuale në Komunë. Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …