Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohet të organizohet takim me qytetarë, në sallën e Kuvendit të Komunës në Malishevë.
AGJENDA:
-
Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për opinionin publik
-
Komunikimi (Fushata e Informimit dhe Sensibilizimit)
-
Metodologjia e Regjistrimit
-
GIS (Sistemi Informues Gjeografik)