NJOFTIM PËR VAKSINA ANTI COVID-19 NGA DREJTORIA E SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE NË HAN TË ELEZIT

Qytetarë të nderuar të Komunës së Hani Elezit, Komuna e Hanit të Elezit respektivisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” sot është furnizuar me vaksinën Anti COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pas 40 doza të marra për personelin shëndetësorë numri i vaksinave të pranuara është 250 doza, të cilat do të shfrytëzohen dhe jepen për pacientet e moshës mbi 80 vjeçare. Të gjithë pacientet e interesuar të kësaj moshe të lajmërohen në qendrën e vaksinimit. Dhënia e vaksinave Anti COVID-19 fillon nga data 09/04/2021 ( e premte ) prej orës 10:00 – 15:00. Për vaksinimin e grupmoshave tjera ju njoftojmë ditëve në vijim duke u bazuar në vendimet që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …