Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit, se mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 26 dhjetor 2019 (e Enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit dhe kjo mbledhje, sikurse edhe mbledhjet tjera është e hapur për publikun dhe do të transmetohet, në kohë reale edhe përmes uebfaqes zyrtare të komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/.
Për këtë mbledhje kryesuesi Afrim Dina ka propozuar këto pika për rend dite:
Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve,
Shqyrtimi i Raportit rreth aktiviteteve të KKSB-së për vitin 2019,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2020,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit paraprak për shpalljen e interesit të përgjithshëm për Hapjen e rrugës publike në Z.K – Xërxë,
Shqyrtimi i Raportit të punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Draft-Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Planit të punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit mbi realizimin e Planit për vitin 2019 si dhe informatë mbi Planin vjetor të Zyrës së Prokurimit publik për vitin 2020,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për vënien në debat publik të Planit Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për vënien në debat publik të Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë 2019-2020.