Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së katërt të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, do të mbahet me 29 prill 2021 (e enjte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës së Rahovecit. Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

– Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

– Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

– Shqyrtimi i Raportit financiar janar – mars 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e rezervave të investimeve kapitale të vitit 2021;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 05864-0 Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 07111-1 Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P- 02352-0 Rahovec;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme në shfrytëzim personave fizik dhe juridik P-00251-0 Çifllak;

– Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për vënie në debat publik të Draft Strategjisë për zhvillimin ekonomik lokal për Komunën e Rahovecit 2021 – 2025;

– Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …