Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -II- rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me datë 18.02.2021 ( e Enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e konferencave tek objekti i ri i Komunës së Vitisë. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë:
R e n d d i t e
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik (parkingjet publike).
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës se paluajtshme te Komunës në shfrytëzim ( parkingjet publike)
-
Informatë për planin e prokurimit për vitin 2021 (Janar-Dhjetor 2021)