NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 28.12 2021. ( E martë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës ”Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë seancë kryesuesi i mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Reshat Azizi propozon këtë:

R e n d d i t e

  1. Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të komunës

  2. Zgjedhja e komiteteve obligative, ( Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete).

Propozim dokumentet për këtë mbledhje janë të publikuara në uebfaqën zyrtare të komunës së Vitisë, kk.rks-gov.net/viti në rubrikën Kuvendi në këtë vegëz:

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …