leoni

NJOFTIM PUBLIK LIDHUR ME MBLEDHJEN E PARË TË RREGULLT TË KUVENDIT KOMUNAL TË VITISË

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, do të mbahet me datë 30.01.2020. ( E Enjte), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi, Naim Pira propozon këtë:    REND DITE

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e njëmbëdhjetë e KK-së.

  2. Informatë për punën e Kryetarit të komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2019.

  3. Pasqyrat Financiare të Buxhetit Komunal për periudhën Janar- Dhjetor 2019.

  4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e draft rregullores për transparencë në Komunën e Vitisë.

  5. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësim të vendimit nr. 01-410/03-52, të datës 01.02.2018, të Komitetit për Politikë dhe Financa.

  6. Propozim për ndryshimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshimin plotësim të vendimit nr. -410/03-57, të datës 02.02.2018 të Komitetit për Komunitete.

  7. Propozim për ndryshimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjes së takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.

Plotësim: Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre propozim dokumenteve Zyra për Informim Publik në bashkëpunim me Sekretarin e Kuvendit i ka publikuar ato në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë në këtë vegëz:  https://kk.rks-gov.net

 

 

 

 

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …